• Shqip
  • English
  • Ballina
  • Për ne
    • FINCA Kosova
    • Mesazhi i Shefit Ekzekutiv
    • Misioni dhe Vizioni
    • Bordi Menaxhues
    • Raportet Vjetore
    • Kush çka është në FINCA
    • Kontakti
    • Harta e faqes
  • Kredi
  • Adresat
  • Shёrbimi pёr klientё
  • Mundësi punësimi
  • Tregime të klientëve
  • Profili i Kosovës
  • FINCA Network
  • FAQ's
  • Lajmet
  • Tenderë
  • Ankande
  • Webmail

Bordi Menaxhues

KEITH SANDBLOOM - FINCA Kosova CEO

Keith Sandbloom u emërua Kryeshefi Ekzekutiv i FINCA-Kosovë në shkurt të vitit 2012. Z. Sandbloom ka 20 vite të përvojës së punes në rrafshin bankar dhe biznesor në mbarë globin, në Afrikë, Azi, Evropë, Amerikë Jugore dhe SHBA.

Keith-i hyri në radhët e FINCA International në vitin 2007. Ai shërbeu si Kryeshef Operativ dhe Ekzekutiv për FINCA-Zambi para se të vinte në Kosovë. Gjatë punës në Zambi, ai arriti të rimëkëmbë FINCA-n dhe ta shndërrojë në institucion kryesues në Zambi përkitazi numrit të klientëve dhe kualitetit të portofolit. Përgjatë detyrës së tij, filiala e FINCA-s në Zambi arriti tri vite të njëpasnjëshme të profitabilitetit të qëndrueshëm.

Para se të vjen në FINCA, Keith ishte bankier komercial me Citibank në detyra të shumëfishta ndërkombëtare, si dhe me bankën Suntrust në Uashtington DC. Ai është specializuar në shërbimin e bizneseve të vogla dhe institucione jo-profitabile për të dy këto bankat. 

Z.Sandbloom mban titullin magjistër në Administrimin e Biznesit nga universiteti i Gerogetown, Uashington DC, dhe titullin bachelor në po të njëjtin drejtim por në kontabiliteti nga universiteti publik i Kalifornisë.

Ardian Kastrati - FINCA Kosovo COO


Ardiani vjen nga ProCrediti, dhe me vete sjell bagazh prej më shumë 12 vitesh përvojë. Ardiani ka filluar në vitin 2000 si Nëpunës Kreditor me bankën e ProCreditit në Kosovë dhe ka shërbyer në pozita të shumëfishta menaxheriale dhe për produkte të shumëfishta në Kosovë. Ardiani ishte qenësor në sendërtimin e biznesit huadhënës bujqësor të ProCreditit në Kosovë, dhe ka shërbyer si Menaxher i huadhënies bujqësore dhe për mikro-kreditë. Më vonë Ardiani ka shërbyer si menaxher i divizionit bankar korporativ për më shumë se 5 vite, dhe ishte përgjegjës, në mes tjerash, edhe për klientë, për shërbimin e konsumatorëve, për zhvillimin e produkteve dhe për performancën e portofolit. Më tutje, Ardiani ka shërbyer si Menaxher Korporativ Regjional i ProCreditit për klientët e mesëm dhe korporativ në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Ardiani ka kualifikim në Agrobiznes nga universiteti i Prishtinës, dhe në vitin 2008 ka diplomuar në akademinë e Procreditit. Ardiani flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate, dhe gjithashtu ka njohuri punuese në gjuhën ruse, maqedone dhe bullgare.

ENDIR DERVISHI – FINCA Kosova Ushtrues detyre CFO

Endir Dervishi, Ushtrues detyre i Kryeshefit të Financave të FINCA Kosovës – filloi karrierën e tij si Specialist i lartë i MIS-it pranë bankës së Pro Credit-it në Shqipëri, ndërsa më vonë ishte Zëvendës Menaxheri i Divizionit të Financave pranë bankës EMPORKIKI në Shqipëri. Z. Dervishi ka përfunduar studimet e magjistraturën në Informatikën Biznesore pranë Akademisë së Studimeve Biznesore në Bukuresht, Rumuni, dhe studimet universitare në Administrimin Biznesor nga fakulteti ekonomik në Shkodër, Shqipëri. Krahas kësaj, ai ka pranuar një certifikatë nga Asociacioni i Kontabilistëve të Certifikuar (ACCA) në IFRS. Z. Dervishi iu bashkëngjit FINCA-Kosovë në Korrik 2009 si Menaxher Raportues, pastaj si Menaxher i Buxhetimit, Raportimit dhe Kontrollimit, ndërkaq në qershor 2011 u gradua në pozitën e Zëvendës të Kryeshefit të Financave. Momentalisht, Z. Dervishi është ushtrues detyre i Kryeshefit të Financave FINCA-Kosovë.

  • Kredi GruporeMe garancion solidar
  • Kredi BiznesiPër rritjen dhe zhvillimin e bizneseve
  • Kredi për RenovimPër përmirësimin e kushteve të banimit
  • Kredi BujqësorePër veprimtari bujqësore
  • Kredi EkspresKredi brenda 24 orëve
  • Kredi PrimareQëndroni me ne për një kohë të gjatë
  • Kredi SezonalePër nevoja sezonale
  • Kredi RegjistrimiRegjistro veturën, blej arkën fiskale
  • Kredi StartueseStartoni biznesin
  • Kredi JetëPërmirëso jetën
  • finca.org
  • Politikat e privacisë
  • Meritat për foto

Copyright FINCA Kosova 2000 - 2011 | Tel: + 381 (0) 38 226 721 | Call Center: 045 999 444 info@fincakosovo.orgPowered by-Refresh