FAQ's
- A mundem të kem më shumë informata rreth FINCA Ndërkombëtares?
FINCA Ndërkombëtar ka nё vebfaqen e tyre që ju mund te vizitoni www.FINCA.org dhe ju mund të gjeni informacione në lidhje me organizatën, se si mund të përfshiheni nё program, programet e veta dhe shumë informacione të tjera.
- Si të dërgoni dëshmitë e juaja?
Nëse ju jeni një klientë i FINCA-së dhe jeni të kënaqur me shërbimet tona që ne japim për ju, ju lutem na dërgoni një letër me detajet e juaja të tilla si emrin dhe numrin e kontaktit dhe të ofrojë të dhëna se si kredia e FINCAs të ka përmirësuar mirëqenien tuaj. Dërgoni emailin tuaj përmes (customer@fincakosovo.org) ose dërgoni letrën tuaj në degën më të afërt.
- Si të shkruani një propozim, këshillë apo letër ankesë?
Nëse ju dëshironi të na dërgoni mendimin tuaj mbi një çështje të caktuar, një sugjerim apo letër ankesë, ju lutemi të bëni një gjë të tillë nëpërmjet email adresës tonë dhe dërgon nё (customer@fincakosovo.org) ose nëpërmjet degëve tona, duhet të plotësoni format ose tё na telefononi (381) 38 226 721/ (031)38 226 722 .
Me propozimin tuaj, sugjerimet ose ankesat, ne do të vëmë nё mend për përmirësimin e nevojave tuaja dhe të ndërtimit të marrëdhënies tonë me ju, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe të bëhemi më të përgjegjshëm ndaj kërkesave tuaja. - Si të aplikoni për pozitë pune?
Nëse keni dëshirë të punoni në FINCA Kosova, atëherë më poshtë janë sqarimet se si mund të aplikoni.
Ju mund të aplikoni për ndonjë vend specifik, apo ju mund të aplikoni për vend gjeneral. Kjo është mënyra:1. Kur ju e gjeni ndonjë pozitë specifike për të cilën jeni të interesuar të aplikoni, ju vetëm dërgoni dokumentet e kompletuara dhe biografin e juaj (CV) para përfundimit të mbylljes së konkursit në email adresën e specifikuar te punësimit në recrultment@fincakosovo.org
Mos harroni të specifikoni në kryerresht te emailit, pozitën për të cilën aplikoni.
- Si të aplikoni për kredi në FINCA?
Ka shumë mënyra që ju mund të aplikoni për një kredi në FINCA Kosovo. Ne jemi duke u përmirësuar dhe duke e bërë mënyra më e mirë për ju që të kontaktoni me ne dhe për të arritur pa asnjë telashe. Këto janë mënyra për të aplikuar:
vebfaqja e FINCA Kosovo ka vendosur një aplikim (link) që është e qartë dhe e lehtë për klientë për të plotësuar dhe për të dërguar.
vizitoni degën më të afërt ku ju mund të bisedoni direkt me nënpunësit tonë dhe do të keni qasje më të lehtë në kredi.
thirreni degën tuaj më të afërt dhe kërkoni për të ju vizituar FINCA në shtëpinë tuaj.
- Pse ne fokusohemi ne gruan?
Është një fakt se gratë janë më të guximshme dhe e merr veten shpejt dhe luftojn kunder varfërisë. Aftësia e tyre për të përkrahur fëmijët dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjarët ka treguar ndikim shumë të madh në shumë vende të botës. Femrat janë provuar të jetë edhe më efektive në drejtimin e bizneseve si dhe janë më efikase në përdorimin e burimeve.
- Çka ofron FINCA që është ndryshe nga kompanitë e tjera?
FINCA ofron shumë gjëra të ndryshme që IMF- e tjera nuk ofrojnë në Kosovë. Disa shërbimeve që ne ofrojmë për klientët tanë janë:
Këshilla për sipërmarrësit dhe bizneset në çështjet e biznesit dhe taktikat,
sigurojmë Start Up Kredi për ndërmarrësit e rinj për të filluar ëndrrat e tyre,
ne ofrojmë metoda të ndryshme që janë të përshtatshme për klientët tanë, që nuk kanë mundësi për të ardhur te degët tona,
ne vizitojmë klientët tanë në mënyrë që klientët tanë nuk kanë nevojë për të ardhur në degët tona,
metodat e ripagimit fleksibile. - Çka bën FINCA për ju?
Me kreditë e FINCA-së, ne mund të japim dhe do të ofrojmë kredi për të përmirësuar mirëqenien tuaj dhe të familjes suaj. Me kreditë që ne japim, ju mund të siguroni biznesin juaj që të rritet dhe të marrë më shumë para nga puna e madhe që e keni vënë në atë. Me atë që keni fituar nga biznesi juaj, ju do të jeni në gjendje të dërgoni fëmijët tuaj në shkollë, bleni ushqim dhe kujdeseni për nevojat tuaja.
- Si munden mikrofinancat të përmirësojnë kushtet ekonomike në Kosovë?
Aktivitetet mikrofinanciare zbusin varfërinë, duke krijuar vende pune, të ardhura të qëndrueshme për njerëzit që jetojnë. Aktivitetet mikrofinanciare integrojnё tё pa-privilegjuarit për të zhvilluar bizneset e vogla dhe kështu promovojnë zhvillim në komunitetet e tyre. Këto biznese janë në gjendje për të tërhequr pastaj punëtorin dhe të përmirësohet biznesi i tyre.
- A munden me të vërtetë kredit mikrofinanciare tu ndihmojnë të varfërve dhe si?
Kreditë mikrofinanciare kanë ndihmuar shumë njerëz të varfër nё të gjithë botën për të ndërtuar bizneset e vogla në mënyrë që ata të mund të sigurojnë për veten dhe familjet e tyre. Shumë institucione financiare si bankat që nuk janë nё gjendje të ofrojë kredi për njerëzit me ardhura të ulëta, ose që në fakt nuk kanë asnjë para, por institucionet mikrofinanciare janë të gatshme për të marrë rrezikun sepse këta njerëz kanë nevojë të madhe për ndihmë financiare.
- Pse janë kreditë mikrofinanciare të ndryshme nga kreditë e tjera?
Ka shumë karakteristika te produkteve të mikrofinancave, të cilat dallojnë nga produktet e tjera të institucioneve financiare, këto janë:
Ofrimi i solidaritetit të kredive grupore të cilat nuk kërkojnë kolaterale,
burokraci minimale për të marrë një kredi,
qasje më e lehtë për të financuar ata që jetojnë në rajonet që është vështirë për të arritur si zonat rurale,
orientuar nga konsumatori dhe përqendruar në besnikërinë e konsumatorit. - A janë IMF të besueshme?
FINCA Kosova është një IMF i besueshëm, njëlloj si të gjitha IMF-të në Kosovë që kanë arritur sukses të dëshmuar. Ka shumë IMF's në rajonet rreth Kosovës kunjerëzit mund të shkojnë dhe të vizitojë në qoftë se kanë nevojë për një hua. IMF-të kanë të drejtë të jetë transparente me çmimet, kushtet dhe afatet për publikun si dhe kushtet dhe afatet lehtë të kuptuara.
- Çka është instituti mikrofinanciar (IMF)?
Institucionet mikrofinanciare (IMF-të) janë organizata të cilat ofrojnë shërbime financiare për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje financiare, si atyre me ardhura të ulëta ose të papunët. Këto institucione ofrojnë mikro kredi për ndërmarrësit e rinjë, gra me mungesa të burimeve dhe familjeve me mungesat të të ardhurave. IMF-të shërbejnë si një lidhje për popullaten e cila nuk ka qasje në burime financiare, duke siguruar mbështetje për mikrokredi të vogla dhe të mesme, bizneseve, pakicave, grave, dhe popullsisë me të ardhura të vogla në vende rurale.
- Çka janë Mikrofinancat?
Mikrofinancat ofrojnë kredi për të pa-privilegjuarit, për ata me të ardhura të ulëta dhe për sipërmarrësit për të filluar dhe për të zgjeruar bizneset e tyre dhe per të avansuar biznese. Mikrofinanca ofron një gamë të produkteve financiare të cilat janë të dobishme për popullsinë e Kosovës. Çdo person ka të drejtë për burime financiare, dhe përmirësimin e standardit të jetesës, si dhe të sigurojë strehim për veten dhe familjet e tyre. Për ta bërë këtë, institucionet mikrofinanciare ofrojnë këto kredi.












